Please enter at least 3 characters.

Fillimi i vitit të ri shkollor, nënkryetari Tahiri viziton shkollën fillore “Migjeni” në Mitrovicë

2024/09/458339937_910319997796191_6342357097754809492_n.jpg

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar shkollën fillore “Migjeni” në fillimin e vitit të ri shkollor.

Tahiri së bashku me kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja, drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Drita Kadriu dhe asamblisten e KK-së, Majlinda Kurti, i kanë uruar nxënësit për vitin e ri shkollor, shkruan Telegrafi.

“Nënkryetari Tahiri para nxënësve potencoi se është ditë gëzimi për të gjithë fëmijët që u hapën dyert e shkollave dhe u kthehen bankave, shoqërisë, mësimeve e lojërave të tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Nënkryetari Tahiri  është shprehur se është i lumtur kur sheh entuziazmin e nxënësve dhe përkushtimin e mësimdhënësve për një vit të ri shkollor. /Telegrafi/