Please enter at least 3 characters.

Fifi publikon këngën e re "Shqipe"

2019/07/ffif-e1563976198404.jpg

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi - Fifi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

"Shqipe" mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike verore.

Kënga është punuar nga vet Fifi në muzikës dhe tekst, ndërsa incizimi është bërë në studion e Cekic Beatz.

"Shqipe" vjen edhe me një klip mjaft interesant, në të cilin Fifi shfaqet me një performancë mjaft atraktive.

Kënga flet për dashurinë e shqiptarëve ndaj vendit, duke iu referuar vazhdimisht patriotizmit me fjalën "Shqipe".

Klipi i këngës është xhiruar në Gjilan, në një nga klubet e natës ku Fifi ishte e ftuar për të kënduar gjatë kësaj vere.

Ky projekt muzikor i saj i pason këngës "Indiane", të cilën ajo e solli vetëm pak kohë më parë dhe u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/