Please enter at least 3 characters.

FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë në histori

Shtëpia e futbollit FIFA ka shkruar sërish për ngritjen e madhe të Kombëtares së Kosovës.

Pavarësisht humbjes nga Turqia, FIFA iu ka rikujtuar të gjithëve se brenda vetëm 10 viteve, Kosova është ngritur nga vendi i 190-të në pozitën e 78-të.

“Kosova vazhdon të rritet. Ata morën ngritjen më të madhe në histori në renditjen e FIFA-s”.

“Kosova hyri në renditjen e FIFA-s për herë të parë në korrikun e vitit 2016, duke u renditur në vendin e 190-të. Që atëherë, kanë marrë një trajektore pozitive”, shkruan fillimisht në “Instagram”.

FIFA ndër të tjera konfirmoi se ngritja e madhe erdhi si pasojë e kampanjës së fundit të suksesshme, me “Dardanët” që ishin një hap larg biletës që të shpie në Botëror.

“Pavarësisht që e humbi një vend në Kupën e Botës, Kosova ngritët në pozitën e 78-të në renditjen botërore, që është renditja më e artë në histori”.

“Kampanja kualifikuese në Kupën e Botës iu ka ndihmuar ta marrin këtë renditje, duke përfunduar si vend i dytë në grup dhe e mposhtën Sllovakinë në gjysmëfinalen e play-offit, para se të humbnin nga Turqia në finale”.

Ndërkohë, Kosova do të rikthehet në “aksion” në muajin qershor, ku do të zhvillojë dy miqësore ndërsa ende nuk dihet për emrat e kundërshtarëve, pavarësisht spekulimeve për një sfidë vëllazërore ndaj Shqipërisë./Telegrafi/