Please enter at least 3 characters.

Fidan Shatri zbulon se cili ka qenë suksesi i tij më i madh me klubin e femrave të Prishtinës në basketboll

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-trajneri i basketbollit dhe tashmë U.D. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, i cili foli për rrugëtimin e tij në basketboll, sfidat në sportin kosovar dhe projektet që pritet të ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Shatri fillimisht ka zbuluar atë që sipas tij ka qenë suksesi i tij më i madh si trajner i basketbollit.

Ai tha se pjesëmarrja në Euro Cup në vitin 2019 me klubin e femrave të Prishtinës, është një kujtim që nuk do ta harrojë asnjëherë.

“Ndoshta pjesëmarrja në vitin 2019 në Euro Cup, jo nga ana e rezultateve, por vetë pjesëmarrja në këtë kompeticion”.

“Është niveli i dytë më i lartë evropian i basketbollit të femrave. Kur ëndërron me prekë arenën ndërkombëtare dhe ajo ka qenë ndoshta kujtimi më i mirë”.

“E ke parë veten, e ke parë edhe basketbollin në përgjithësi se ku gjendet. Fatkeqësisht, na pati rënë një grup shumë i vështirë atë kohë”, ka rrëfyer tutje Shatri.

Episodin e plotë me Fidan Shatrin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com