Please enter at least 3 characters.

FIBA vlerëson lartë performancën e Dardan Berishës

2017/07/dardan-berisha-kosova.jpg

Kosova po e shkatërron përfaqësuesen e Maqedonisë në basketboll pas pjesës së parë.

Basketbollistët tanë ka pasur një paraqitje mbresëlënëse në njëzet minutshin e parë duke krijuar epërsi dyshifrore, 40:20.

E Fjalën kryesore në këtë pjesë të parë e pati kapiteni Dardan Berisha, i cili ka shënuar 17 pikë.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe FIBA duke e komplimentuar basketbollistin pejan.

“Pikë të dyfishtë ose asgjë!! Dardan Berisha në një tjetër nivel, performancë si të Marcus Erikssonit me 17 pikë në pjesën e parë”, ka shkruar FIBA. /Telegrafi/