Please enter at least 3 characters.

FFK-ja ia refuzon Besës ankesën për Karahodën

2016/01/ffk-ja-ia-refuzon-bes-euml-s-ankes-euml-n-p-euml-r-karahod-euml-n_hd.jpg

“Ankesa e klubit të futbollit “ Besa nga Peja me numër të protokollit 48/2014 e datës 23.09.2014, hudhet si e pabazuar në mungesë të fakteve të ofruara. 2. Vërtetohet vendimi i komisionit disiplinor – shkallës së parë i datës 18.09.2014 , mbi dënimin e lojtarit Fatih Karahoda me dy ndeshje zyrtare, sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ata japin edhe arsyetimin: “Në procedurën e provave , komisioni për ankesa lidhur me rastin ka vërtetuar se komisioni disiplinor i shkallës së parë ka vepruar drejt, duke aplikuar nenin 38 paragrafi 3”. Kështu, prizrenasi i Besës, do të mungojë edhe në takimin e së dielës, që pejanët e luajnë në Ferizaj. Ai deri më tani ka shënuar tre gola. /Tribuna/Telegrafi/