Please enter at least 3 characters.

FFK e shqetësuar me incidentet e fundit

2016/01/f.0904175623500_210.jpg

.“Sa i përket incidentit në këtë ndeshje, FFK-ja, sidomos në hedhjen e gazit lotsjellës,që deri me tash nuk dihet se nga kush ishte hedhur, i ka kërkuar policisë së Kosovës që të hetojë mirë rastin dhe të japë sqarime lidhur me këtë incident. KE konstaton se ka tendenca të huliganizmit në stadiumet e futbollit, prandaj kërkon nga të gjitha organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Organizatori i futbollit kosovar është shprehur i brengosur edhe me ndarjen e drejtësisë, derisa ka përgëzuar reagimin e Komisionit të Gjyqtarëve, i cili ndërmori masat adekuate duke e inkurajuar që të vazhdojë me një trend të tillë. /Zëri/Telegrafi/