FFK del me njoftim për biletat e ndeshjes Kosovë – Angli, zbulohen data e shitjes edhe çmimet
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Kombëtares së Anglisë.
Dardanët janë nikoqir të Tre Luanëve në takimin e fundit të vlefshëm për Grupin A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Ky takim pritet me interesim të madh dhe entuziazëm nga gjithë spektri futbolldashës në Kosovës.
FFK tashmë ka njoftuar opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.
Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.
Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.appÇmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:Veri dhe Jug 5 euroLindje 10 dhe 15 euroPerëndim 15 euro dhe 20 euroVIP 80 euro/Telegrafi/


