Please enter at least 3 characters.

Festimi i Ronaldos pas golit të tretë iu dedikua tifozëve që e vërshëllyen (Foto)

2017/05/ronaldo-2-e1493802619443.jpg

Cristiano Ronaldo ka pasur një nga mbrëmjet më të mirë në karrierën e tij në gjysmëfinalen e parë ndaj Atletico Madridit të zhvilluar të martën mbrëma në Santiago Bernabeu.

Superylli i Real Madridit ka shkëlqyer mbrëmë, por festimi i tij në golin e fundit ngriti shumë pikëpyetje.

Ai pas golit të tretë shkoi te tifozët dhe me një gjest me gishtërinjtë e tij kritikoi tifozët mosmirënjohës duke kërkuar që mos ta vërshëllejnë më atë dhe ekipin.

Ronaldo pas ndeshjes doli publikisht duke kërkuar që mos të vërshëllehet as ai e as ekipi.

Portugezi po të njëjtën gjë e bëri edhe pas fitores ndaj Bayern Munichut në çerekfinale ku ai po ashtu shënoi tri gola dhe ishte vendimtar.

/Telegrafi/