Please enter at least 3 characters.

Ferronikeli rrëmben kreun

2016/01/ferronikeli-rr-euml-mben-kreun_hd.jpg

Sot Hajvalia vazhdoi serinë e rezultateve negative, duke pësuar kështu humbjen e tretë me radhë. Ata sot u mposhtën nga Ferronikeli, që me shumë mund arriti një fitore minimale.

Fitoren ekipit nga Drenasi ia dhuroi Elhami Berisha, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 78-të, pasi që paraprakisht mbrojtësi Përparim Islami e preki topin me dorë në zonë.

Me këtë fitore, Ferronikeli është katapultuar në pozitën e parë në tabelë me 22 pikë, dy më shumë se Hajvalia dhe Trepça ’89.

Në dy ndeshjet tjera që u zhvilluan sot, Drenica e mposhti Vëllaznimin me rezultat 2-0, teksa Prishtina barazoi pa gola me Istogun. /Telegrafi/