Ferronikeli përforcohet me Pecin, rikthehet Elshani
29/07/2015
I ardhur nga Trepça ’89, Ibrahim Peci, ishte në prova tek një skuadër sllovake, por që nuk arriti të arrijë marrëveshje me atë klub.
Edhe zyrtarisht, Ibrahim Peci, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me kampionin e Kosovës, Ferronikelin.
Ndërkohë, ‘Nikli’, ka marrë edhe një lajm tjetër të mirë, pasi mesfushori fantastik, Qemail Elshani është rikthyer në Turqia.
Elshani dëshironte të luante në ligën e dytë të Turqisë, por nuk ia arriti këtij qëllimi dhe u rikthye në skuadrën e vendlindjes së tij.
Kësisoj me Pecin dhe Elshanin në skuadër, Ferronikeli, përsëri mbetet ndër favoritët kryesor për ta fituar titullin e kampionit në Kosovës. /Telegrafi/


