Please enter at least 3 characters.

"Ferrari", kënga më e re nga Bebe Rexha

2018/04/GettyImages-946680660.jpg
190:"LAS VEGAS, NV - APRIL 15: Bebe Rexha attends the 53rd Academy of Country Music Awards at MGM Grand Garden Arena on April 15, 2018 in Las Vegas, Nevada (Photo by Tommaso Boddi/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë.

Së fundmi, ajo ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“Ferrari” titullohet kënga e saj më e re, të cilën këngëtarja e ka publikuar edhe me një klip të thjeshtë në kanalin YouTube.

Kënga flet për fuqinë e saj si femër, ndërsa klipi e sjell këngëtaren duke performuar thjeshtë para kamerës, në një video të realizuar në versionin vertikal.

“Ferrari” është e disponueshme për fansat në të gjitha platformat online dhe këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjeteve të saj sociale.

Nga komentet e para, duekt se fansave u ka pëlqyer prurja e re nga ajo. /Telegrafi/