Feronikeli 74 merr fitore ndaj Lirisë, largohet nga zona e barazhit
09/05/2024
Feronikeli 74 ka mposhtur Lirinë me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superligës së Kosovës.
Një fitore e madhe e drenicasve që i largon përkohësisht nga pozita e barazhit.
Vendasit treguan lojë shumë të mirë duke shënuar golat përmes futbollistëve Musa (15’), Bruqi (36’), Tarasco (65’), Shillova (77’).
Për mysafirët shënoi Gjumsi (89').
Feronikeli zë vendin e 7-të me 34 pikë e Liria në 12-tin me 14 sosh pas javës së 33-të. /Telegrafi/


