Please enter at least 3 characters.

Fero publikon këngën "Mama" dhe shprehet i gatshëm të mbajë koncerte humanitare në ndihmë të Shqipërisë

2019/11/Fero.jpg

"Mama" është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar reperi nga Gjilani, Fero.

Edhe kjo këngë ka ardhur në kuadër të labelit TeamFero me tekst të shkruar nga vet Feronit Shabani.

Për realizimin e saj janë angazhuar Lucry dhe Suena, ndërsa xhirimin e videoklipit e ka bërë Sergen Isici.

Në ndërkohë, reperi është shprehur i gatshëm që t'i mbajë dy koncerte për t'i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, përkundër se është tërhequr qe një kohë nga performancat skenike.

"Edhe pse i kam ndërprerë të gjitha koncertet, jam i gatshëm të performoj në dy koncerte humanitare për ndihmë në Shqipëri. U bëj thirrje edhe artistëve tjerë", ka shkruar Fero në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/