Please enter at least 3 characters.

Fernandes ishte ylli i ndeshjes: United 4-1 Basaksehir, notat e lojtarëve

2020/11/EnnY5N4XcAIjr02.jpg

Manchester United ka fituar 4-1 përballë Basaksehirit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Bruno Fernandes me dy, Marcus Rashford dhe Daniel James, derisa pr skuadrën turke shënoi Deniz Turuc.

Manchester United ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.04, me Basaksehirin që u vlerësua 6.44

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Bruno Fernandes që shënoi dy gola dhe u notua me 9.1

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte portieri Mert Gunok me vlerësimin 5.5.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Foto: SofaScore

Foto: SofaScore

/Telegrafi/