Please enter at least 3 characters.

Ferizaj në ‘gjumë’

2016/01/ferizaj-n-euml-lsquo-gjum-euml-rsquo_hd.jpg

Nëse krahasojmë edicionin e kaluar të Ferizajt me këtë aktual, atëherë ndryshimi është si nata me ditë. Ferizajasit janë larg nga qëllimi që kishin vitin e kaluar. E gjithë kjo gjendje ka ardhur pasi klubi është i zhytur në krizë në të gjitha aspektet.

Trajneri i kësaj skuadre, Rexhep Murseli u shpreh se për momentin klubi që ai drejton është duke fjetur. “Të gjithë jemi në gjumë, se di çfarë është duke ndodhur. Sinqerisht, nuk po mund të jap kurrfarë përgjigje sepse as vetë nuk po e di çfarë është duke ndodhur. Nuk kemi kurrfarë shprese për momentin se do të bëhet mirë”, tha Murseli për ‘Sport Plus’.

E, se klubi nuk është i informuar për asgjë, e vërteton edhe fakti që tek sot (dje) trajneri e ka kuptuar se më nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy mesfushorëve kyçë që kishte kjo skuadër, Betim Haxhimusën dhe Ylber Ramadanin që nënshkruan me Prishtinën.

“Tek sot (dje) e kam kuptuar se më nuk do t’i kem Betim Haxhimusën dhe Ylber Ramadanin. Sinqerisht më vjen keq, pasi kanë qenë të dy futbollistë që i kanë ndihmuar klubit”, vazhdoi ai.

Trajneri në fund u shpreh se klubi ka mbetur në mëshirën e Komunës se a do të shtrijë dorën e ndihmës a jo. Ferizaj stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën 12 me 14 pikë të tubuara. /Telegrafi/