Ferizaj dhe Gjakovë raportohen dy persona të zhdukur
11/06/2026
Dy raste të ndara të personave të zhdukur janë raportuar në Ferizaj dhe Gjakovë, ndërsa policia ka nisur hetimet për gjetjen e tyre.
Në Ferizaj, më 10 qershor 2026, një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia më 09.06.2026 rreth orës 18:00 dhe që nga ajo kohë familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Ndërkohë, në Gjakovë, më 09.06.2026 rreth orës 23:20, një ankues femër kosovare ka njoftuar policinë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet ku ndodhet.
Në të dy rastet, autoritetet policore kanë bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për lokalizimin e personave të raportuar si të zhdukur. /Telegrafi/


