Please enter at least 3 characters.

Ferizaj, 9 të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike

2016/01/ferizaj-9-t-euml-l-euml-nduar-nga-p-euml-rdorimi-i-mjeteve-piroteknike_hd.jpg

Specialisti i mjekësisë emergjente në këtë qendër, Dr. Sefedin Fazliu, ka thënë se këta kanë marrë lëndime nga fishekzjarret kryesisht në duar, me përjashtim të njërit që është lënduar në këmbë nga një e ashtuquajtur ‘raketë’ dhe për shkak të lëndimit dhe mungesës së kirurgut plastik në këtë qendër, është transportuar në QKUK në Prishtinë.

“Edhe sonte jemi marrë me të lënduar nga mjetet piroteknike, kanë qenë disa raste, një rast ka qenë pak më specifik sa i përket lëndimit, ka pasur një defekt të lëkurës deri në pjesën e kockës dhe është dashur të transportohet në Emergjencën në Prishtinë, për t’u konsultuar kirurgu plastik”, ka thënë dr. Fazliu.

Ndryshe, mjekët nga ky shërbim kanë thënë se krahasuar me vitet e kaluara, këtë vit ka pasur shumë më pak raste të lëndimeve, por edhe natyra e lëndimeve ka qenë krejt tjetër, madje ka pasur lëndime edhe me armë zjarri. /kp/