Please enter at least 3 characters.

Fenerbahce trondit tregun në Turqi: Ylli anglez pritet të bëhet bashkëlojtar i Vedat Muriqit

Mason Greenwood duket se është pranë largimit nga Olympique Marseille, pasi një transferim befasues në elitën e futbollit turk po fiton gjithnjë e më shumë terren.

Sulmuesi anglez, i cili iu bashkua Marseilles në vitin 2024, është tashmë në qendër të negociatave intensive që mund ta çojnë në Fenerbahce.

Sipas raportimeve të ndryshme, Fenerbahce është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të madhe për Greenwoodin, ndërsa bisedimet me klubin francez kanë avancuar ndjeshëm.

Negociatat mes dy klubeve kanë vijuar në prapaskenë që nga përfundimi i sezonit 2025/26, periudhë kur nisën të shtoheshin spekulimet për të ardhmen e sulmuesit anglez.

Edhe pse Atletico Madrid u përpoq ta bindte ish-lojtarin e Manchester United me një projekt sportiv ambicioz, oferta financiare shumë më e favorshme e Fenerbahces rezultoi vendimtare.

Greenwood është gati të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin nga Stambolli, ku do të përfitojë një pagë neto prej 10 milionë eurosh në sezon.

Kur Greenwood u largua nga Manchester United për t’iu bashkuar Marseilles në verën e vitit 2024, në marrëveshje u përfshi edhe një klauzolë që i garanton klubit anglez një përqindje nga çdo transferim i ardhshëm i lojtarit.

Për të zgjidhur këtë çështje, Fenerbahce zgjodhi një strategji të veçantë në negociata, ndryshe nga Atlético Madridi, i cili kishte zhvilluar bisedime vetëm me Marseillen.

Klubi turk zhvilloi negociata të ndara si me Marseillen, ashtu edhe me Manchester Unitedin, për të sqaruar detyrimet financiare që i takojnë secilit klub në këtë transferim.

Greenwood zhvilloi një sezon fantastik 2025/26 me Marseillen, duke shënuar 26gola dhe duke dhuruar 11asistime në 45ndeshje në të gjitha garat, paraqitje që e kanë bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në tregun e transferimeve./Telegrafi/