Please enter at least 3 characters.

Fëmija “rrufe” shpëton vëllain 11-muajsh nga rënia e rrezikshme (Video)

2016/11/Djaloshi-me-lëvizje-të-rrufeshme-shpetoi-vellane-nga-renia-ne-dysheme-foto.png

Joseph Levi nga Florida e Shteteve të Bashkuara, nuk ka qenë as në dhomë, por kur e ka parë të vëllain Eitan që po rrëzohej, ka vrapuar me shpejtësi dhe e ka shpëtuar.

Kamera e sigurisë e ka kapur momentin kur nëntëvjeçari ka vepruar me shpejtësi të madhe, duke e shpëtuar fëmijën 11-muajsh nga lëndimi , transmeton Telegrafi.

Derisa nëna po ia ndërronte pelenën, ajo e ka kthyer kokën vetëm për një çast kur vogëlushi ka nisur të rrotullohet.

“Djali tjetër më pyeti diçka për detyrat e shtëpisë dhe unë e ktheva kokën që t’i përgjigjem. Kjo mjaftoi që ai të bie”, ka thënë nëna Tila për rastin.

Madje, ajo ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur në shtator, por ka qenë e turpëruar ta tregonte. /Telegrafi/