Please enter at least 3 characters.

Fëmija mbante timonin e veturës që lëvizte me 100 kilometra në orë (Video)

2017/11/Femija-foto-e1511722989793.jpg
31:"© @majorka_777_/east2west news

Është hedhur në internet një video, ku shihet një fëmijë i paemëruar, që mbante timonin e veturës që vozitej nëpër Moskë të Rusisë.

Vogëlushi rreth katërvjeçar ishte në prehrin e shoferit dhe nganjëherë merrte në tërësi kontrollin mbi makinë, ndërsa lëvizte me rreth 100 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

“Skenë shqetësuese dhe e papranueshme, vozitja nuk është lojë”, ka qenë një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Forcat e rendit po kërkojnë të identifikohet shoferi që e lejoi fëmijën në timon, teksa e ka të ndaluar edhe të ulet në pjesën e përparme të makinës. /Telegrafi/