Please enter at least 3 characters.

Federer, gati për rekordin historik

2018/02/Federer.jpg
306:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JANUARY 28: Roger Federer of Switzerland celebrates winning championship point in his men's singles final match against Marin Cilic of Croatia on day 14 of the 2018 Australian Open at Melbourne Park on January 28, 2018 in Melbourne, Australia. (Photo by Scott Barbour/Getty Images)
12:"Getty Images

Tenisti zviceran, Roger Federer pritet të arrij edhe një rekord të madh në sportin e bardhë.

Roger Federer është vetëm një hap larg një rekordi historinë në sportin e tenisit.

36-vjeçari, nëse fiton duelin me Robin Haase në çerekfinale të turneut të Roterdamit, do të fitojë pikët e mjaftueshme për t’u kthyer pas gjashtë vitesh numri 1 në botë.

Deri në këtë pikë nuk ka asgjë të veçantë, por në historinë e tenisit askush në ka kryesuar renditjen e përgjithshme në moshën e tenistit zviceran, përcjell SS.

"Mbreti" fitoi të enjten 2-0 me sete, (7-6, 7-5) ndaj gjermanit Philipp Kohlschreiber dhe tashmë e pret sfida me holandezin Haase, për ta arritur këtë objektiv.

Federer është favorit për të prekur gjysmëfinalet dhe nëse nuk ndodh asnjë e papritur, do të zhvendosë në vendin e dytë të renditjes ATP Rafael Nadal.

Ndryshe, Federer para disa jave ka fituar Grand Slamin e parë duke mposhtur Marin Cilicin në finalen e Australian Open.