Please enter at least 3 characters.

Favoritët triumfojnë, Hajvalia përmbyset nga Istogu

2016/01/favorit-euml-t-triumfojn-euml-hajvalia-p-euml-rmbyset-nga-istogu_hd.jpg

Lideri i Raiffeisen Superligës së Kosovës, Ferronikeli ka arritur të shënoj fitore tejet të vlefshme në përballje me Ferizajn 4-0.

Pjesa e pare përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën vendasit shënuan katër herë, ku fillimisht kapiteni Lapidar Lladrovci dhe pas tij edhe Mendurim Olluri shënoi dy gola, ndërsa Lulzim Doshlaku shënoi për 4-0 në fund të takimit.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Prishtina ku në kryeqytet mposhti Drenicën lehtësisht 3-0.

Sulmuesi fantastik, Labinot Osmani realizoi dy golat për Prishtinën, ndërsa golin e tretë e shënoi talenti Gentrit Begolli nga 20 metra për rezultatin përfundimtar. Pas kësaj fitore, Prishtina vazhdon ta ndjek nga afër Ferronikelin në luftën për titull të kampionit.

Fjalë shumë e vepra pak. Kjo është Hajvalia e cila e ka shpallur kampionë vetveten pa filluar edicioni pranveror dhe pëson edhe humbjen e dytë nga katër ndeshje të zhvilluara në pranverë.

Skuadra nga paralagjja e Prishtinës edhe pse tejet e përforcuar ka humbur nga udhëtimi në Istogu me rezultat 2-1.

Mërgim Pevqeli shënoi për epërsinë e Hajvalisë në minutën e pestë, por ka mjaftuar mbrojtësi Besnik Krasniqi i cili mposhti i vetëm ekipin e Ismet Munishit.

Krasniqi shënoi golin e barazimit në minutën e 84-të, ndërsa 10 minuta arriti golin e fitores nga pika e bardhë.

Pas kësaj humbje Hajvalia ka bërë një hap mbrapa në luftën për titull, duke mbetur tetë pikë mbrapa Ferronikelit.


Ndërkohë fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë ka shënuar Kosova e Vushtrrisë që ka mposhtur Trepçën me rezultat minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Faruk Statovci. /Telegrafi/

Rezultatet e javës së 20:

Prishtina – Drenica 3:0
Feronikeli – Ferizaj 3:0
Kosova V – Trepça 1:0
Istogu – Hajvalia 2:1
Trepça ’89 – Vëllaznimi 2:0
Besa – Drita 1:0