Please enter at least 3 characters.

Faton Isufi paralajmëron albumin e ri “Premtoj”

2018/04/29415866_1724251664300994_5661739590256427008_n-e1523777569688.jpg

Këngëtari Faton Isufi është vazhdimisht i përkushtuar në punën projektet e reja.

Së fundmi, ai është në përgatitjet përfundimtare për albumin e ri, i cili pritet të dalë në treg brenda pak ditësh.

Këtë gjë, këngëtari e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku shfaq kopertinën e albumit të ri “Premtoj”.

“Së shpejti promovimi”, ka shkruar Fatoni në mbishkrimin e videos, me çka ka paralajmëruar se do të organizojë një ceremoni të veçantë për promovimin e albumit të ri “Premtoj”.

Ky album përmban gjithsej 10 këngë, të cilat janë incizuar me producentë të ndryshëm vendorë. /Telegrafi/