Fatmir Dehari: Rezultatet në Kërçovë nuk janë të kënaqshme, ju lus për qetësi e durim
Kandidati i AKI-së për Komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, në rrjetet sociale është deklaruar në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ai shkruan se rezultatet e para të zgjedhjeve lokale për Kërçovën nuk janë të kënaqshme, duke i lutur qytetarët për qetësi dhe durim.
Dehari gjithashtu shkruan se në ditët në vijim do të jap informacione me të hollësishme, ndërkohë që falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen.
“Të dashur qytetarë, shumë të respektuar mërgimtarë.
Duke qenë thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj të parezervë ndër vite, ju falënderoj me përulësi dhe me zemër të hapur. Uroj që i Madhi Zot t’ju bekoj ju dhe familjet tuaja me shëndet e mirësi.
Rezultatet e zgjedhjeve lokale për qytetin tonë nuk janë të kënaqshme, por ju lus për qetësi, durim dhe mirëkuptim.
Ditëve në vijim do të ju njoftojmë më gjerësisht. Me respekt e mirënjohje”, ka shkruar Fatmir Dehari.


