Please enter at least 3 characters.

Faraoni që me pasaportë udhëtoi në Francë!

2018/01/Ramzesi-e1515928993957.jpg

Ramzesi i II-të ishte një nga sundimtarët më të mëdhenj të Egjiptit të lashtë. Ndryshe njihet si Ramzesi i Madh.

Sundimi i tij ka zgjat 67 vite (1290-1224 p.e.s.). Kjo kohë shënon prosperitet në shtetin e tij, po edhe ballafaqime me luftëra të shpeshta. Beteja kryesore e tij është ajo e Kadeshit kundër Perandorisë Hitite. Ndërsa, mbahet mend edhe për ndërtimin e tembullit të Abu Simbelit.

3,197 vjet pas vdekjes së tij do të pajiset me pasaportën e Egjiptit të sotëm për t’u dërguar mumja e tij në Francë për çështje restaurimi. Në pasaportë shkruhej: “Mbret (i vdekur)”. /Telegrafi/