Please enter at least 3 characters.

Fantastike, Vedat Muriqi i shënon gol Real Madridit në Santiago Bernabeu

2022/09/GetPaidStock.com-631dd8387c6f5.jpg
255:"MADRID, SPAIN - AUGUST 27: Vedat Muriqi of Real Mallorca during the La Liga Santander match between Rayo Vallecano v Real Mallorca at the Campo de Futbol de Vallecas on August 27, 2022 in Madrid Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)
12:"Getty Images

Vedat Muriqi ka shënuar gol përballë gjigantit spanjoll Real Madrid.

Reprezentuesi kosovar si gjithmonë e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë për Mallorcan në sfidën që po zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Ishte minuta e 35-të e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar gjeti golin.

Vedat Muriqi

Një harkim i bukur nga Lee Kang-In bëri që Muriqi të realizonte gol të bukur me kokë për t'i dhuruar Mallorcas epërsinë 0-1.

Kujtojmë që prizrenasi edhe në sekondën e 30-të pati një rast fantastik, por goditjen e tij të fuqishme e priti Thiabut Courtois.

Për Muriqin goli ndaj Realit është i treti këtë edicion në La Liga. /Telegrafi/