Please enter at least 3 characters.

Fansat të zhgënjyer me figurën prej dylli të protagonistes nga "Game of Thrones"

2019/04/Daenerys-Targaryen-e1556487150597.jpg
273:"NEW YORK, NY - OCTOBER 04: (EDITORS NOTE: Multiple exposures were combined in camera to produce this image.) A cosplayer poses as Daenerys Targaryen during New York Comic Con 2018 at Javits Center on October 4, 2018 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images)
12:"Getty Images

Muzeu kombëtar i figurave të dyllit në Dublin e ka shfaqur skulpturën e Daenerys Targaryen (që e luan Emilia Clarke), protagonistes së njohur nga seriali "Game of Thrones".

Por, me rastin e publikimit të fotografisë së figurës prej dylli të karakterit fiktiv, fansat janë shprehur të zhgënjyer.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet kritikuese nga fansat e pakënaqur, të cilët e kanë krahasuar atë me futbollistin David Beckham apo me karakterin Legolas nga "Lord of the Rings" (që e ka luajtur Orlando Bloom).

Pakënaqësinë për figurat prej dylli fansat e kanë shprehur edhe në të kaluarën për të admiruarit e tyre, si Michael Jackson e Diego Maradona.

Aktorja Emilia Clarke akoma nuk është prononcuar në lidhje me figurën prej dylli të karakterit të saj në hit-serialin televiziv. /Telegrafi/