Please enter at least 3 characters.

Fansat kërkojnë nga Megan Fox që të mos bëjë më ndërhyrje estetike

2018/10/MeganFoxxx-e1540765199299.jpg
236:"TOKYO, JAPAN - FEBRUARY 02: Actress Megan Fox attends the Tokyo Premiere of 'Teenage Mutant Ninja Turtles' at Yurakucho Marion on February 2, 2015 in Tokyo, Japan. (Photo by Ken Ishii/Getty Images for Paramount Pictures International)
9:"Ken Ishii

Edhe pse njihet si një prej aktoreve më të bukura në botë, Megan Fox nuk ka hequr dorë nga intervenimet estetike.

Ajo i është nënshtruar disa herë procedurave estetike në të kaluarën, ndërsa ka vazhduar me ndërhyrjet edhe së fundmi.

Pas publikimit të fotografive të reja, i ka irrituar fansat, të cilët i kanë kërkuar që të mos e teprojë dhe t'i ndërpresë operacionet.

Pas publikimit të fotografive që vënë në pah fytyrën e saj, është vërejtur se aktorja amerikane nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë.

"Ke qenë e bukur, ndalu së shkatërruari"; "Dukesh si një mace plastike"; "Ka bërë ndërhyrje për t'u dukur e tillë" - janë disa prej komenteve të fansave.

32-vjeçarja në vitet e fundit është tërhequr paksa nga jeta publike dhe i është përkushtuar familjes.

Ajo është e martuar me aktorin Brian Austin Green (i njohur për rolin e tij në hit serialin "Beverly Hills") dhe kanë tre djem bashkë. /Telegrafi/