Please enter at least 3 characters.

Familja Shkodra dhuron 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit "Kadri Zeka"

2019/06/auto_65004336_2050342621933580_5227818022139330560_n1561551539-e1561552491761.jpg

Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, njëherit edhe vajza e profesorit të ndjerë Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra, sot në emër të familjes dhuroi rreth 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka “ në Gjilan, duke e pasuruar bibliotekën me këndin e veprave të matematicientit Shkodra - autor i shumë teksteve dhe publikimeve shkencore nga fusha e matematikës.

Sadri Shkodra, la gjurmë të thella në veprimtarinë e tij intelektuale, duke përgatitur breza të rinj në fushën e matematikës.

Shkodra la gjurmë të mëdha me punën e tij prej profesionisti, duke hyrë në radhën e matematicientëve të shquar, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka“, Bajram Kosumi, theksoi se ishte nder dhe privilegj, që në Universitetin të cilin ai e udhëheq, biblioteka të jetë e pasuruar me literaturën e Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra.