Please enter at least 3 characters.

Falsifikon numrin e ‘shasisë’, ferizajasit i konfiskohet vetura

2021/04/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-13-e1619774803634.jpg

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë kontrollit të veturës së një personi kanë vërejtur se kishte ndërhyrje në numrin e shasisë.

Në raportin policor thuhet se rasti ka ndodhur në Ferizaj, të mërkurën në ora 13:29.

“Është raportuar se gjatë kontrollit të veturë së të dyshuarit mashkull kosovar është vërejtur se kishte ndërhyrje. Vetura është konfiskuar ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/