Falcao: Nuk e kam falsifikuar datëlindjen
23/07/2013
Kolumbiani është akuzuar për falsifikim të datëlindjes, ndërsa televizioni Noticias Uno lajmin e vet e ka bazuar në të dhënat shkollore duke pohuar se sulmuesi është në fakt 29 vjeç.
Sipas regjistrimit zyrtar në FIFA, Falcao është i lindur më 10 shkurt 1986, ndërsa sipas spekulimeve ai ka lindur në vitin 1984.
“Jam befasuar me lajmet e fundit sa i përket moshës sime dhe njoftimet janë tërësisht qesharake. Dua që t’i mohoj kategorikisht ato njoftime dhe t’i jap fund kësaj çështjeje njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Falcao në Twitter. /Telegrafi/


