Please enter at least 3 characters.

Fakte rreth testeve të shtatzënisë të cilat mund t’i bëni në shtëpi

2016/08/landscape-1470173994-serenol-1.jpg

Ka shumë histori prapa testeve të shtatzënisë të cilat i gjeni në farmaci.

Një copëz e fundit e opinionit e publikuar në New York Times ka zbuluar historinë problematike të këtyre testeve, dhe ka shumë gjëra të cilat mund t’i mësoni rreth kësaj teme, transmeton Telegrafi.

P.sh., a e keni ditur se testet e shtatzënisë nuk ishin aprovuar deri në vitet e fundit të 1970’tave?

Këto janë shtatë faktet të cilat janë marrë nga artikulli i gazetës me renome botërore:

* Testi i parë i shtatzënisë ishte futur në treg në vitin 1977.* Margaret Cranes i kishte ardhur ideja për këtë test kur e kishte kuptuar se doktorët nuk ishin të domosdoshëm për këtë proces.* Para se ta dizajnonte prototipin e parë të testeve shtëpiake të shtatzënisë, Crane ka qenë artiste.* Njerëzit brengoseshin se gratë e martuara do të kryenin vetëvrasje nëse do të kishin qasje në këto teste.* Crane i kishte nënshkruar të drejtat e veta për patentën e këtij testi, për vetëm 1 dollarë.* Testi i parë i shtatzënisë ishte quajtur “Parashikuesi”*Ditëve të sotme, 8 nga 10 gra e zbulojnë se janë shtatzënë përmes këtyre testeve. /Telegrafi/