Please enter at least 3 characters.

Facebook lehtëson raportimin e lajmeve të rrejshme!

2016/10/113888441.jpg
379:"SAN ANSELMO, CA - MAY 09: The Facebook website is displayed on a laptop computer on May 9, 2011 in San Anselmo, California. An investigation by The Pew Research Center found that Facebook has become a player in the news industry as the popular social media site is driving an increasing amount of traffic to news web sites. (Photo Illustration by Justin Sullivan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kohëve të fundit kanë qarkulluar disa raporte sipas të cilave thuhej se lajmet e pavërteta që kanë qarkulluar në Facebook kanë ndikuar në zgjedhjet amerikane.

Tani, Facebook ka njoftuar se do të bëjë disa ndryshime për të shqyrtuar problemin e lajmeve të rrejshme.

Kompania ka deklaruar se do të lehtësojë raportimin e storieve ose artikujve që duken të rrejshme nga përdoruesit e rrjetit social.

Për më shumë, storiet që janë cilësuar si të rrejshme do të etiketohen edhe nga vet Facebook.

“Ne jemi të përkushtuar të kryejmë pjesën tonë dhe sot ju kemi sjellur disa përditësime të reja që jemi duke testuar dhe që së shpejti do të lansohen për përdorim. Ne besojmë në dhënien e mundësisë që njerëzit të mund të dëgjohen dhe në ndërkohë, nuk mund të jemi vet ne gjykuesit e së vërtetës kështu që jemi duke e shqyrtuar problemin me kujdes.” – thuhet në deklaratën zyrtare të Facebook.

Për të kuptuar më mirë se si do të funksionojë zbulimi i lajmeve të pavërteta, mund të shikoni videon e bashkangjitur më poshtë.