Fabregas luan nga fillimi ndaj Barcelonës
31/03/2010
Kapiteni i Topçinjve është rikthyer me kohë nga lëndimi dhe është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Arsene Wenger do të mund të llogarisë në spanjollin që nga minuta e parë.
Ky është një lajm shumë i mirë për Arsenalin, kur dihet rëndësia e takimit dhe mungesa e Andres Iniestas te shtabi blaugran. /Telegrafi/


