Please enter at least 3 characters.

Evi Reçi takohet me Ermal Metën, merr dhuratë të veçantë nga ai albumin e tij të dytë (Foto)

2018/02/Evi-Reçi-e1518709788219.jpg
203:"SANREMO, ITALY - FEBRUARY 10: Ermal Meta and Fabrizio Moro attend the closing night of the 68. Sanremo Music Festival on February 10, 2018 in Sanremo, Italy. (Photo by Daniele Venturelli/Getty Images)
12:"Getty Images

Të gjithë janë njohur tashmë me suksesin e Ermal Metës, shqiptari që na bëri krenarë me fitoren e tij në festivalin më të madh të muzikës italiane, në “Sanremo”.

Jo të paktë janë shqitarët në Itali, dhe jo pak prej tyre janë të suksesshëm.

Kujtojmë këtu këngëtaren Evi Reçi, e cila është e njohur si gazetare në Itali, teksa punon në prestigjiozen “La Repubblica”, dhe në “Radio Fiesole”.

Së fundmi, ajo ka pasur rastin të takohet me këngëtarin Meta, me të cilin mesa duket njihen prej vitesh.

Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, Evi ka bërë të ditur se ka ndjekur nga afër një interpretim të Ermalit në Firence, ndërsa ky i fundit i ka dhënë dhuratë asaj, albumin e tij me dedikim.

E lumturuar për respektin, këngëtarja shqiptare vendosi që të ndajë me fansat këtë mirënjohje, sipër së cilës ka shkruar “Faleminderit”.

Paraqitja e fundit e Evit në ekranet shqiptare ishte ajo në dhjetor të vitit të kaluar, ku pati një prezantim mjaft dinjitoz në festivalin Kënga Magjike, me këngën e saj “Dorëzohu”. /Telegrafi/