Please enter at least 3 characters.

Evakuohet familja në Prishtinë - Komuna vendos rrënimin e shtëpisë (Foto)

2016/07/11111-e1468491308279.png

Policia bashkë me inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë filluar aksionin për evakuimin e familjes e cila jeton në një shtëpi të vjetër që konsiderohet me rrezikshmëri në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.

Pas evakuimit pritet të filloj rrënimin e këtij objekti për të ofruar siguri për kalimtarët, njofton Klan Kosova.

Me leje të Komunës se Prishtinës familja do të strehohet në një lokacion tjetër.

Hamide Gashi e zonja e shtëpisë ka thënë se nuk po dalin me dëshirë nga kjo shtëpi në të cilën jetuan rreth 40 vjet sepse nuk kanë ku të shkojnë, ani pse ishte rrezik.