Please enter at least 3 characters.

Eva Longoria shfaqet në superformë me bikini blu gjatë pushimeve në Spanjë

Eva Longoria ka shijuar një ditë me diell në plazhin e Marbellës, në Spanjë, ku tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj verore.

Aktorja 51-vjeçare u shfaq me bikini blu elektrike, duke kaluar kohë me miqtë.

Ajo e kompletoi dukjen me një këmishë linoje ngjyrë bezhë, të cilën e mbajti të hapur, si dhe me syze dielli të zeza dhe një kapele me strehë të gjerë, shkruan DailyMail.

Longoria u zhvendos në Spanjë dy vite më parë së bashku me bashkëshortin José Bastón dhe djalin e tyre tetëvjeçar, Sebastian.

Familja tashmë e ndan kohën mes Meksikës dhe Spanjës.

Aktorja ka treguar më herët se Andaluzia e ka tërhequr prej vitesh, pasi e ka vizituar rajonin për rreth 20 vjet.

Dashuria e saj për Spanjën u bë gjithashtu frymëzim për serialin “Në kërkim të Spanjës”, i cili u shfaq premierë në CNN vitin e kaluar. /Telegrafi/