Please enter at least 3 characters.

Eurovision 2023: Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë

2023/05/2023-05-08_14_22_17_pa-2023_03_07-1678192509819_0-jpg-1683552141911.jpg-eurovision__tonight_s_tv_programmes_to_get_you_in_the_mood_for_the_2023_song_contest.jpg

Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovisionit, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpooli.

Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i Eurovision 2023.

Nikoqir të kësaj mbrëmjeje do të jenë Julia Sanina nga The Hardkiss, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon.

Foto: Eurovision 2023

Përveç pesëmbëdhjetë vendeve që marrin pjesë, të drejtën e votës në gjysmëfinale si pjesë e 'BIG 5' kanë edhe Gjermania, Italia dhe Franca.

Përveç kësaj, ekziston një kategori e re që mund të votojë në të dyja gjysmëfinalet, "Pjesa tjetër e botës".

Foto: Albina Kelmendi/Instagram

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën "Duje", ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë.

Ndërkohë, ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte (e martë) si e ftuar speciale. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram