Please enter at least 3 characters.

Euronews: Kelmendi kthehet për të fituar të artën në Paris Judo Grand Slam

2016/01/euronews-kelmendi-kthehet-p-euml-r-t-euml-fituar-t-euml-art-euml-n-n-euml-paris-judo-grand-slam_hd.jpg

Euronews shkruan se kjo garë nisi me stil të shtunën në Paris.

Veç garuesve të shumtë që morën pjesë në këtë garë, Euronews i ka kushtuar edhe një hapësirë Majlindës për të cilën thotë se u rikthye fuqishëm në garë pas një lëndimi të gjatë, raporton Koha.net.

Edhe pse luftoi për herë të parë në mbi një vit, kampionia e dyfishtë botërore me lehtësi mposhti finalisten që befasoi të gjithë, zviceranen Evelyne Schlopp, me një rrëzim perfekt me ippon.

Kujtojmë se ditën e djeshme, e shtunë, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë për të dytin vit radhazi në Grand Slamin e Parisit, ngjarje për të cilën Koha.net raportoi e para.