Please enter at least 3 characters.

Etrit Berisha drejt largimit nga Torino, në bisedime me Salernitanën

2022/03/GetPaidStock.com-6225d7803c782.jpg
245:"Photo Spada/LaPresse March 06 , 2022 - Bologna ,Italy Soccer Bologna vs Torino - Italian Serie A Football Championship 2021/2022 - Dall ara Stadium In the photo:: Etrit Berisha Torino FC PUBLICATIONxNOTxINxITAxFRAxCHN Copyright: xSpada/LaPressex
14:"IMAGO/LaPresse

Etrit Berisha pritet të largohet nga Torino pas një viti e gjysmë qëndrim në këtë skuadër.

Portieri shqiptar nuk është titullar tek skuadra e trajnerit Juric dhe këtë edicion nuk është paraqitur në asnjë ndeshje.

Kjo ka bërë që prishtinasi të mendoj largimin gjatë janarit dhe tanimë ka nisur bisedimet me një klub tjetër elitar në Serie A.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi italian ‘TuttomercatoWeb’, Berisha ka nisur kontaktet me Salernitanën, klub tjetër që bën gara në Serie A.

Luigi Sepe është portieri i parë i Salernitanas, por trajneri Davide Nicola kërkon një konkurrent të fortë për të dhe Berisha është në krye të listës së dëshirave.

Klubi italian ka kontakte të vazhdueshme me agjentët e futbollistit dhe pritet që të kërkojë huazimin e Berishës nga Torino me të drejtë blerje.

33-vjeçari ka 10 vite në futbollin italian, derisa më herët ka mbrojtur edhe për Lazion, Atalantën e SPAL-in. /Telegrafi/