Etnon dhe Presioni bashkojnë reperët në “Chronicle”
26/08/2012
“Chronicle” është këngë e albumit “7 Chapters” të lansuar këtë verë nga Etnon. Siç vërehet nga titulli, kënga është kronikë mbi fillimet e repit shqiptar.
Pa asnjë dyshim mund të themi se Etnon në këtë këngë bashkë me Presionin kanë arritur të bashkojnë repin shqiptar, pas shumë konflikteve. Etnon nuk hezitojnë të përmendin në fillim të këngës të gjithë reperët veteranë ‘Old School’, duke përmendur krahas Unikkatilit edhe Tingullin e 3nt, dy rivalë që me sa duket janë bashkuar në këtë hit për të cilin duhet të përgëzohet Etnon. /Telegrafi/


