Ervin Salianji sfidon Berishën: Më 23 maj kandidoj për kryetar të PD
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar në emisionin “Opinion” se më 23 maj do të garojë në zgjedhjet për kryetar të PD, duke sfiduar në këtë garë elektorale Sali Berishën.
Salianji është shprehur se me situatën aktuale, PD nuk fiton dot zgjedhjet përball PS.
“Patjetër që do të kandidojë, do të jem në garë më 23 maj. Kamë bërë një tur takimesh dhe kam shprehur shqetësimet që demokratët i kanë dhe është bërë një ndarje mendimesh. Unë nuk jam marrë me Berishën dhe me askënd tjetër. Jam marrë me shqetësimet që kanë demokratët për të bërë PD fituese, PD kështu siç është, është një parti që nuk fiton dot. Unë nuk kam patur asnjë shqetësim me Berishën dhe asnjë konflikt”, tha Salianji.
Ervin Salianji i është përgjigjur edhe një deklarate të kryetarit të PD, Sali Berisha i cili tha se Salianji gjatë kohës që ishte në burg i kishte shkuar për takim dhe i ishte shprehur se për të dalë nga burgu i duhej të deklaronte se nuk do të vriste Fatmir Xhafajn.
Salianji është shprehur se deklarata e Berishës është një gënjështër, por takimi rezulton se është i vërtetë dhe se është realizuar në banesën e kryetarit të PD.
Ish-deputeti tha se ka shkuar në takim me Berishën pasi ka marrë leje nga burgu dhe ka diskutar disa çështje.
“Kjo është një deklaratë frike, frikë nga gara. Ja të them dhe rrethanat e deklaratës, tjetrit kur i shkon në shtëpi… unë kam bërë një takim në shtëpi. Kam bërë një takim kur isha me leje për të bërë diskutime të caktuara. Diskrecioni është pjesë e burrërisë dhe kur tjetri shkon në shtëpi dhe me kanun thotë që kur diskuton në shtëpi ngelet në shtëpi. Unë kam diskutuar në momentin që kam qenë me leje, më është ndaluar leja për 6 muaj me radhë. Mua nuk më birëson dot njeri se me garë i çoj në azil të dy dhe këtë dhe Ramën. Tani, këto biseda janë biseda të shpikura. Është njësoj si të them unë tani, trupa gjyqësore është trupa që i ka dhënë PD vulën dhe Berisha i bëri heronj. Unë mund të futem pastaj edhe si kanë negociuar. Njëra është kunata e Belinda Ballukut kjo që është kryetarja e Gjykatës së Apelit sot. E di kush është konteksti i asaj, meqë ky bëri 10 muaj burg e nuk bëri 12 mos ka bërë ndonjë gjë PS”, tha Salianji.


