Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij
Sulmuesi norvegjez Erling Haaland është duke luajtur në formë spektakolare dhe çdo top që bart në shtëpi pas një het-triku, ai përshëndetet me një mesazh interesant nga bashkëlojtarët e tij. Në tre xhirot e para të Ligës Premier, Haaland shënoi dy het-trik, ndërsa ka shtatë gola me Manchester City, duke i sjell tri fitore në sezonin e ri.Ai duket se është më i fortë se kurrë më parë dhe arsyeja mund të fshihet në stërvitjet e shtuara gjatë gjithë verës, pasi trajneri i tij Pep Guardiola zbuloi se Haaland qëndron në stërvitje për gjysmë ore pas çdo seance stërvitore, gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë.
Pas një het-triku në xhiron e dytë kundër Ipsëich, dikush nga dhoma e zhveshjes së Man Cityt i shkroi Haaland: "Jam lodhur duke nënshkruar topa".Duket se i njëjti ka shkuar një hap më tej dhe kundër West Ham ai i shkroi në top: “F*ck off”.
Por duket se Haaland nuk do të ndalet dhe bashkëlojtarët e tij do të nënshkruajnë topin edhe në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/


