Please enter at least 3 characters.

Erdogan refuzon ekstradimin e gazetarit gjermano-turk

2017/04/1-357.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka refuzuar të premten të ekstradojë gazetarin gjermano-turk Deniz Jucel në Gjermani dhe përsëriti se Jucel është “agjent i terroristëve”.

Erdogan theksoi se kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar ekstradimin e Jucel, por ai ka refuzuar kërkesën e saj me arsyetimin se Jucel do të gjykohet në gjyqet turke, të cilat mundësojnë gjykim fer, transmeton Reuters.