Erdi Thaçi, lideri i ri i KEK-ut: “Diamanti” që po synon majat e futbollit
Skuadra nga Obiliqi, KEK-u po e nxjerrë një tjetër talent të madh që pritet të bëjë emër edhe për Evropë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut Erdi Thaçi.
I lindur në vitin 2009, Thaçi po ndjek më së miri hapat e familjarit, pra yllit të Gjilanit Armendit, ngase luan edhe në të njëjtën pozitë, megjithatë di të përshtatet mirë edhe si qendërmbrojtës.
17-vjeçari që prej kur ka nisur të luajë futboll ka qenë kapiten tek secila gjeneratë te KEK-u, ndërsa këtë vit ka shkëlqyer me kadetët U17, ku në secilën ndeshje ka qenë në formacionin startues.
Erdi vlerësohet lartë si një mbrojtës i fuqishëm, këmbëngulës dhe lider i padiskutueshëm. Ai shquhet për lexim të mirë të lojës si dhe kontributin e madh që po e jep në fazën ofensive.
Vitin e kaluar, Erdi ishte kyç në suksesin e grupmoshave të reja të KEK-ut, ku me dy gola e shtatë asistime luajti rol të rëndësishëm në inkuadrimin e play-offit për Superligën e Kosovës.
Ky është vetëm fillimi për mbrojtësin e talentuar, e nëse vazhdon me këtë ritëm atëherë brenda një periudhe të shkurtër do ta shohim së paku në elitën e futbollit kosovar./Telegrafi/


