Erdhi për pushime në Durrës, tre persona me armë i grabisin veturën dhe 6 mijë franga pueshuesit nga Zvicra
Policia e Durrës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen se nën kërcënimin e armës i grabiten automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës.
Njoftimi i plotë:Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ndjekja”.I vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës, por përfundojnë në prangat e Policisë.Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të DVP Durrës dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe në fushën e vjedhjes së pronës.Gjatë operacionit u bllokua në cilësinë e provës materiale mjeti i vjedhur.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit ne në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një shtetasi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e armës dhe ishin larguar, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimeve të shpejta e profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndjekja”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:K.R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D.H.S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.Në vijim të veprimeve u arrestua dhe shtetasi G. D., 42 vjeç, banues në Durrës.Shtetasit H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip “Audi Q5” dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte Policia.Dy shtetasit, për t’i shpëtuar Policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes dhe punës profesionale të kryer nga shërbimet e Policisë.Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews/


