Please enter at least 3 characters.

Era rrëzon një lis në Prishtinë, dëmtohet një veturë (Foto)

2019/06/unnamed-16-2-e1561730004107.jpg

Si pasojë e erës që ka fryrë në Prishtinë, ​një lis është rrëzuar në rrugën "Luan Haradinaj".

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

"Nuk ka lëndime në njerëz, përveç dëmeve të shkaktuara në një veturë", ka thënë Hoxha për Telegrafin.

Hoxha theksoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se ka njoftuar organet kompetente të cilat kanë liruar rrugën pas procedurave të nevojshme.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes: