Please enter at least 3 characters.

Era lëndon seriozisht këmbën, i vë allçi (Foto)

2017/01/eraistrefi.jpg

Era Istrefi e ka pësuar një aksident me ç’rast e ka lënduar seriozisht këmbën.

Këngëtarja shqiptare që po ndërton karrierë ndërkombëtare, e ka konfirmuar vet këtë gjë përmes rrjeteve sociale.

Era i vë gips këmbës

Në një fotografi të publikuar në Instagram, ajo e ka vënë në plan të parë këmbën, e cila është e imobilizuar me gips.

“Kujdes nga e gjithë ajo borë dhe akull njerëz”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Aksidenti i ka ndodhur gjatë kohës që Era po qëndronte në Brezovicë. /Telegrafi/