Please enter at least 3 characters.

ERA DHE SHPIRTI

2018/09/Luis-Cernuda.jpg

Poezi nga: Luis CernudaPërktheu: Maksim Rakipaj

Furishëm fryn era
që nga deti vjen, e para
oshëtimë i ngjitet
heshtjes së natës.

Vetëm në shtrat rri dëgjon
si troket me këmbëngulje në dritare,
qan me dënesë dhe thërret,
si një i humbur, i shkretë.

Por nuk të lë era pa gjumë,
por një tjetër më shumë,
brenda teje burgosur sot
dhe erë e lirë, vetëm sa ta kujton.